Microsoft përdor çipat e celularëve
Windows OS
Microsoft ka prezantuar një version të plotë të Windows-it, i cili punon me çipat e përdorur në telefonat celularë. Versioni desktop i Windowsit është demonstruar, duke punuar me tre procesorë, të ndërtuar nga çipat e dizajnuara nga kompania britanike Arm, njofton BBC.

Demonstrimi është i rëndësishëm, pasi para kësaj Windowsi ishte i lidhur ngushtë me çipat e Intelit.

Microsoft nuk ka njoftuar se kur produktet e para, të cilat përdorin këta çipa, do të dalin në shitje.
Shtuar më 07/01/2011, ora 09:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori