Microsoft mbyll një zyrë të Skype në Londër
Skype është një nga aplikacionit më të famshme për komunikimin video, por më vonë u kërcënuar nga rritja e aplikacioneve të tjerë si WhatsApp dhe Facebook Messenger të cilët ofrojnë pothuajse të njëjtat karakteristika dhe kanë një numër shumë të madh përdoruesish.

Microsoft ka planifikuar të mbyllë zyrën e SkypeLondër duke pushuar kështu nga puna 400 punonjësit e kësaj kompanie. Microsoft e justifikoi lëvizjen e saj me vendimin për të bashkuar disa pozita inxhnierike.

Megjithatë Skype do të mbajë zyrat e saj të tjera në botë, duke përfshirë ato në Redmond, Palo Alto, Vancouver, dhe në shumë vende të tjera në Europë. Por kjo lëvizje vazhdon dhe tregon se Microsoft do të ndryshojë prioritetet duke zëvendësuar punonjësit e Skype me ato të vetët./albeu.com/
Shtuar më 18/09/2016, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori