Microsoft Live Messenger do të "jetojë" deri në prill
Nëse jeni në mesin e shfrytëzuesve aktivë të Windows Live Messengerit, Microsofti më në fund ka publikuar datën kur ky servis do të bëhet histori.

Të gjithë ata që më 8 prill do të startojnë Live Messengerin do t’u paraqitet një porosi, e cila i informon që për të bërë muhabet dhe për të këmbyer porosi u nevojitet Skype, dhe u ofron automatikisht edhe instalimin e tij.

8 prilli është data e fundit për të gjithë ata që shfrytëzojnë versionin anglisht, ndërsa për të tjerët fundi i prillit do të jetë afati i fundit për të kaluar në Skype.

Të gjitha kontaktet nga Messengeri do të barten dhe sinkronizohen automatikisht me Skype nëse logoheni me Microsoft account ose Messenger ID.
Shtuar më 23/02/2013, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori