ITALI/ Bie ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus

Italia ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Sipas Worldometers, sot në shtetin fqinj janë shënuar 259 raste të reja, në krahasimin me 463 që u regjistruan një ditë më parë.

Ndërsa sa i përket numrit të viktimave, kemi një rritje në 24 orët e fundit. Autoritetet raportuan sot se 4 persona kishin humbur jetën nga virusi, ndërsa dje u shënuan 2 viktima.

Që prej shpërthimit të pandemisë, Italia ka regjistruar më shumë se 250 mijë raste me COVID-19 dhe mbi 35 mijë viktima. Aktualisht, 13.368 raste janë ende aktive në Itali.

Më shumë se 20 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga koronavirusi, ndërsa mbi 735 mijë persona kanë humbur jetën.


Shtuar 10.08.2020 17:32