Microsoft fillon dërgimin e përditësimit të përvjetorit të Windows 10-tës tek telefonët Lumia
Microsoft ditën e sotme filloi dërgimin e përditësimit të përvjetorit të Windows 10-tës tek telefonët Lumia pas plot dy javësh nga disponueshmëria e tij në desktop.

Të gjithë përdoruesit të cilët kanë të instaluar një version të vjetër të Windows 10 Mobile, tani kanë mundësinë t’i bëjnë përditsim.

Ky përditsim mund të bëhet shumë lehtë me anë të disa hapave Settings > Update & security > Phone update > Check for updates

Një nga risitë më të rëndësishme të këtij përditësimi është aplikacioni i ri i cili gjendet akoma në fazë testimi i Skype. Prej javësh ka qenë i disponueshëm tek anëtarët e programit Windows Insider dhe tani vjen për të gjithë.

Aplikacioni mbështet thirrjet audio dhe video me 24 individë, robotët e komunikimit, dërgimin e fotove, emoticons, një ndërfaqe të errët dhe mundësinë për të dërguar mesazhe nga njoftimi në kohë reale. Mbështetja për SMS-të pritet të bëhet pjesë e aplikacionit në javët në vijim.

Edhe pse platforma e Windows Phone është teorikisht e vdekur në sytë e firmave analitike si Gartner dhe IDC, Microsoft heziton të heqë dorë. Më shumë se 350 milion paisje aktualisht funksionojnë me Windows 10. /albeu.com/
Burimi PCWorld Albanian

Shtuar më 20/08/2016, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori