Janë bashkë që ç’ke me të, Ana dhe Arsimi i Përputhen kapen “mat”

Pak ditë më parë, ne rrjet u përhap me shpejtësi lajmi se  ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli janë në një lidhje dashurie.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Ana në një intervistë për “Top Albania Radio”. E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Duket se çifti ka vendosur të mos fshihet më nga sytë e publikut dhe nëse më parë ruheshin mirë kur dilnin me njëri-tjetrin, tashmë s’e kanë aspak problem.

Një foto e Anës dhe Arsimit po qarkullon së fundmi në një ambient publik në kryeqytet, teksa pinin diçka e bisedonin me njëri-tjetrin, pa praninë e personave të tjerë.

Megjithëse nuk u futën njëkohësisht në “Për’puthen”, ata gjetën mënyrën për t’u njohur së bashku e për të nisur një romancë kaq të përfolur në rrjet.

Djali u bë shkak që Arsimi të lërë përfundimisht “Për’puthen”. Ai tha se do të largohet për shkak të disa arsyeve private. I pyetur më tej nga Bora, ai tha se duhet të rikthehet në Zvicër për t’i bërë disa vizita djalit të tij.

Mirëpo, menjëherë pas largimit nga “Për’puthen”, ka marrë vëmendjen postimin i fundit i ish-konkurrentit në InstaStory. Një vajzë i ka bërë një dhuratë kaq domethënëse Arsimit, një unazë që e ka lumturuar shumë.

Ai ka publikuar në InstaStory dorën e tij me unazën në gisht, teksa shkruan:

“Nuk ka rëndësi dhurata, por mundi.”


Shtuar 29.03.2021 09:57