Microsoft deklaron fitoren në betejën kundër qeverisë së SHBA-ve
Pëlqej
Në muajin Prill të vitit të kaluar, Microsoft kishte paditur qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të drejtën e informimit të klientëve kur emailat e tyre në serverët e Microsoft shikohen nga agjencitë qeveritare.

Deri tani, informacionet nga komunikimet me email kërkoheshin me anë të disa urdhëresave nga gjykata të cilat ishin pa kufizim kohor dhe konfidenciale.

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein ka lëshuar një urdhëresë për prokurorët duke u kërkuar atyre që urdhëresat për përgjim dhe kontrollim të emailave të jenë me kohë të caktuar dhe të jenë konfidenciale vetëm në raste të caktuara dhe të ndjeshme për sigurinë kombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2017, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori