Microsoft dëshiron të blejë vetëm makinën e kërkimit nga Yahoo
Albeu.com
Edhe pse Microsoft pak kohë më parë jozyrtarisht ka deklaruar se heq dorë nga blerja e Yahoo-së, megjithatë duket se kësaj sage ende nuk i ka ardhur fundi. Sipas informatave të fundit, Microsoft është i interesuar vetëm për blerjen e platformës së Yahoo-së për kërkim.I gjithë tregimi rreth Yahoo-së tani duket shumë i dhimbshëm. Pasi që nuk ka ecur si duhet shitja, e presionet në Yahoo kanë qenë të hatashme, tani është kaluar në marrjen e asaj që më së shumti ka vlerë në gjigantin e internetit.

Ka disa interesa që përfshihen këtu: Jerry Yang, bashkëthemelues dhe njëri prej aksionarëve të mëdhenj të Yahoo-së, dëshiron që kompania të mbetet e pavarur. Carl Icahn, i cili së bashkë me bashkëmendimtarët e tij kontrollon rreth 28% të kompanisë, edhe më tutje dëshiron që Yahoo në tërësi t’i shitet Microsoftit. Microsofti megjithatë dëshiron vetëm platformën e Yahoo-së për kërkim, që do t’i kushtonte shumë më pak se blerja e tërësishme e Yahoo-së, dhe do t’i mundësonte që deri-diku të garojë në mënyrë të barabartë në këtë fushë me Google.

Rezultatet janë të pamundura të parashikohen, por Yahoo siç e njohim nuk do të mbijetojë gjatë, kjo është e sigurt. (telegrafi)
Shtuar më 20/05/2008, ora 22:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori