Mënyrat se si të përdorni Google Translate
Shpesh herë navigimi i faqeve të internetit mund të bëhet i vështirë për shkak të gjuhëve të huaja. Google translate është një shërbim i ofruar nga Google për përkthimin e faqeve të internetit. Ky shërbim mund të përkthejë përmbajtjet nga cdo gjuhë në cdo gjuhë tjetër. Shërbimi nuk përkthen vetëm nga anglishtja në gjuhe të tjera, por edhe nga italishtja në spanjisht, nga gjermanishtja në shqip etj, mjafton të zgjidhni gjuhët nga lista me 51 mundësi.

1. Ka tre lloje përkthimesh: a) përkthim teksti, b) website, c) dokumentash

2. Si të përktheni tekste me Google Translate? Shkoni tek translate.Google.com

Bëni copy dhe paste tekstin që dëshironi të përktheni në hapësirën e përkthimit.
Zgjidhni gjuhën që ka teksti dhe gjuhën në të cilën doni ta përktheni. Klikoni Translate. Rezultati do të shfaqet anash.

3. Si të përktheni faqe interneti? Merrni ardesën e faqes që ju intereson dhe kopjoheni tek hapësira e përkthimit, zgjidhni gjuhët dhe më pas klikoni Translate. Faqja e internetit që zgjodhë do të shfaqet në gjuhën që ju përcaktuat.

4. Si të përktheni një dokument? Shkoni tek Upload a document për të ngarkuar dokumentin që do të përktheni. Klikoni tek Browse dhe zgjidheni atë, më pas klikoni Translate.

Kujdes! Përkthimet e gjeneruara mund të mos jenë 100% të sakta dhe do ju nevojitet të bëni përshtatjet e nevojshme. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2011, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori