Meksika, tashmë me aplikacion për tërmetet
Pëlqej
Që prej goditjes së Meksikës nga dy tërmete të fuqishme në muajin tetor, të cilat morën më shumë se 460 jetë njerëzish, një “start up” paralajmërimi i quajtur “SkyAlert” i ka dyfishuar përdoruesit e tij në 5.8 milionë, gjë që e bën njërin prej aplikacioneve më të shkarkuara në vend.

“SkyAlert” ka gjetur treg të mirë edhe në shitjen e alarmeve për bizneset e vogla në kryeqytet, e tani po kërkon të zgjerohet në Amerikën Latine, duke përfshirë këtu Kolumbinë, Perunë dhe Kilin, ku nuk ekziston një sistem zyrtar paralajmërimi, megjithëse preken vazhdimisht nga tërmetet.

Drejtori i “SkyAlert”, Alvaro Velasco tregon se ka pasur një rritje të menjëhershme të kërkesave, pas lëkundjeve vdekjeprurëse të tokës në Mexico City.

“Nuk ka asnjë dyshim se tërmetet dhe impakti që patën mbi përdoruesit e aplikacionit muajin e kaluar e ka shtuar ndjeshëm nivelin e interesimit.

Ne jemi shumë pranë përfundimit të këtij raundi përpara se të kalojmë në tregun ndërkombëtar, gjë që planifikojmë ta bëjmë në vitin 2018”, tha Alvaro Velasco, krijues i “SkyAlert”. /albeu.com/

Shtuar më 22/10/2017, ora 21:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori