Mekanizmi i mbrojtjes së fëmijëve të YouTube po dështon
Pëlqej
Mekanizmi i mbrojtjesfëmijëve në YouTube po shkatërrohet, sipas disa prej vëzhguesve vullnetarë të kompanisë.

Shqetësimi se personat që kërkojnë të abuzojnë me fëmijët e vegjël duke përdorur mediat sociale është gjithmonë në rritje – dhe YouTube është i vetëdijshëm për këtë.

Faqja e shpërndarjes së videove ka një rrjet të veçantë vullnetarësh, të quajtur ‘Flamujt e besuar’, të cilët ndihmojnë në identifikimin e posteve dhe komenteve shqetësuese në rrjet.

Një vullnetar thotë se ai përgatiti më shumë se 9,000 raporte në dhjetor 2016 – dhe se asnjë prej tyre nuk është kontrolluar nga kompania.

Madje, këta vullnetarë kanë dyshime në lidhje me efektivitetin e faqes ku raportohen abuzimet publike në YouTube.

Gjatë një periudhe prej 60 ditësh, ata e përdorën atë për të shënuar qindra llogari që potencialisht shkelin udhëzimet e faqes.

Megjithatë, nga gjithsej 526 raporte, ata morën vetëm 15 përgjigje dhe vullnetarët thonë se sondazhi tregon një problem të madh me mungesën e mbrojtjesfëmijëve në vend.

Raportet janë bërë kundër llogarive që bëjnë komente të pakëndshme, kryesisht në video të bëra nga adoleshentët dhe fëmijët e rinj. /albeu.com/

Shtuar më 05/08/2017, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori