Më në fund flet Apple, ja çfarë thotë për shtrembërimin e iPhone 6 Plus
Pëlqej
Kanë qenë të shumta ankesat nga përdorues të iPhone 6 të cilët janë shprehur se smartphona-t e rinj janë shtrembëruar gjatë përdorimit normal.

Dhe pas disa ditë heshtje, Apple ka reaguar në lidhje e këto ankesa.

"Gjatë 6 ditëve të para të shitjes një numër prej 9 përdoruesish kanë raportuar tek Apple për shtrembërimin, përthyerjen apo krisjen e iPhonit të tyre 6 Plus. Kjo është diçka mjaft e rrallë dhe e vështirë për tu besuar pasi ky smartphone është ndërtuar me çelik, titanium dhe xhamin më të fortë në histori", thuhet ne përgjigjen e Apple.

Apple ka shitur më shumë se 10 milionë iPhone 6 në fundjavën e parë të hedhjes në treg duke thyer kështu një rekord.
Shtuar më 26/09/2014, ora 18:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori