Me Google tani përkthe çdo email
Që nga dita e djeshme Google ka filluar të lëshojë një version të ri të përkthimit në Gmail, shërbim i cili është dizajnuar që të mundësojë komunikimin tuaj me email në çdo gjuhë të botës.

Derisa ishte duke e testuar këtë shërbim në laboratorin e saj, ky funksion i ri në kuadër të Gmail, thuhej se ishte ndër më të preferuarit nga përdoruesit.

Në deklaratën e Google thuhet se “nëse të gjithë janë duke e përdorur Gmail’in, atëherë komunikimi juaj me email mund të jetë në gjuhë të ndryshme të botës, ku secili prej jush mund të lexojë mesazhet në gjuhën të cilën e kupton”.
Shtuar më 03/05/2012, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori