Me Chrome tashmë hapni edhe dosjet PDF
Pëlqej
Google Chrome
Bashkëpunimi mes Google dhe Adobe jep edhe frutat e para. Që sot, dosjet PDF mund të hapen nga shfletuesi juaj Chrome pa patur nevojën e për të instaluar ndonjë program shtesë.

Ky opcion aktualisht është në versionin Beta ndërsa provohej për disa muaj nga disa përdorues të Chrome.

Shërbimi i integruar i PDF-së do të punojë si shtesë e shfletuesit, ashtu siç funksionon Adobe Flash Player.

Në saje të teknologjisë për siguri të Chrome, të quajtur sandbox, Chrome do të vazhdojë të punojë edhe nëse dosja PDF që tentoni të hapet është e dëmtuar apo ka probleme. Në këtë rast, mbyllet vetëm dosja PDF dhe jo i gjithë Chromi. (albeu.com)
Shtuar më 05/11/2010, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori