Mbaron "lufta" mes Kines dhe Google
Albeu.com
Qeveria kineze ka rinovuar licencën e Google për të operuar në Kinë, ka njoftuar gjiganti i internetit, duke i dhënë fund mosmarrëveshjes së gjatë midis tyre.Ka pasur shumë spekulime se Kina do të tërhiqte licencën, pasi Google filloi të drejtonte sërish përdoruesit kinezë tek ueb sajti i saj i pakontrolluar në Hong Kong.

Kjo ishte një protestë ndaj censurës së rreptë të Pekinit. Por muajin e kaluar Google njoftoi se nuk do t’i drejtojë më përdoruesit, duke zbutur kështu qëndrimin ndaj qeverisë kineze.

Në vend të kësaj, përdoruesit kinezë do të udhëzohen për të hyrë në “një faqe tokësore”, e cila do t’i dërgojë tek ueb sajti në Hong Kong.
Shtuar më 09/07/2010, ora 15:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori