Ish-mbrojtësi i Skëndërbeut dhe ylli i Kosovës drejt gjigandit turk

Një lajm i bujshëm është duket qarkulluar në mediat turke. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Skënderbeut, Fidan Aliti. 26-vjeçari është pjesë e Kalmarit në Suedi, ndërkohë që së fundmi raportohet se ka përfunduar në radarët e gjigandëve të Beshiktashit.

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, vlerësohet 550 mijë euro në merkato dhe Beshiktash nuk pritet ta ketë aspak problem afrimin e tij, duke parë fuqinë financiare që turqit posedojnë.

Trasferimi te Beshiktashi, do të ishte një hap i madh në karrierë për ish-futbollistin e skuadrës korçare. Aliti ka arritur të përshtatet mjaft mirë me skuadrën suedeze, duke u shndërruar në një protagonist te Kalmari.


Shtuar 2.05.2020 17:43