Lullabelly (Ninabeli) brez muzikor per t'i argetuar femijet ende pa lindur
Albeu.com
Doni t’i mërzisni fëmijët me shijet tuaja “antike” muzikore ende pa i lindur? Tani mundeni. Brezi muzikor Lullabelly, shirit i madh me një boks të inkorporuar ka ardhur t’ju ndihmojë.Lidhni MP3 Playerin tuaj me të dhe shndërrojeni në disko brendësinë e barkut. Boksi nxjerr nga 60 deri 80 decibel, dhe për t’i bërë shoqëri fëmijës mund të lidhni kufjet për t’u harmonizuar më mirë.

Por mos harroni: ju e kontrolloni volumin, dhe pavarësisht se Orkestra e Londrës mund t’ju pëlqejë gjatë ditës, ka disa persona që preferojnë Metallica.

Pajisja vjen në dy versione, njëra kushton 49.99$ dhe tjetra 59.99$.
(www.krokodili.com)
Shtuar më 29/10/2009, ora 19:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori