Loja më re virtuale, tashmë në vend të pokemonave mund të gjuani libra
Kjo padyshim do të jetë loja më e bukur për një libradashës.

E frymëzuar nga Pokemon Go, Aveline Gregoire, ka arritur të ndërtojë një lojë online në të cilën njerëzit kërkonin për libra në vend të monstrave virtual.

“Kur po sistemoja librat në bibliotekën time, pashë se nuk kisha vend mjaftueshëm për të gjithë librat. Pasi kisha lujatur lojën Pokemon Go me fëmijët e mi, më erdhi ideja t’i shpërndaja disa nga librat në natyrë,” thotë Gregoire.

Mënyra se si ajo funksionon është të mbështillni fillimisht një libër me një qese plastike (për ta mbrojtur nga dëmtimi). Pastaj lini një shënim apo koment për librin dhe e vendosni atë në një vend publik, duke e ofruar për lojtarët e tjerë.

Pastaj i bëni foto librit, duke kapur edhe titullin dhe duke treguar pozicionin e saktë se ku ndodhet ai dhe e publikoni atë në faqen e Facebook. Nëse dikush e gjen i pari librin, bën po ashtu një foto dhe pasi e lexon e risjell në lojë përsëri.

Ajo formoi një grup në Facebook të quajtur “Chasseurs de livres” (‘Gjuetarët e librave’). Aty janë përfshirë tashmë më shumë se 52,000 anëtarë dhe një skedë e publikuar në faqen onine shpjegon rregullat e lojës./albeu.com/
Shtuar më 30/08/2016, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori