LinkedIn lanson butonin Share
Pëlqej
Linkedin.com
Rrjeti i njohur social LinkedIn ka lansuar butonin Share, buton ky i ngjashëm më butonin Share të Facebook-ut. Butoni i jep mundësi përdoruesit shpërndarje të shpejtë nga faqet e ndryshme të internetit në rrjetin social LinkedIn.

Përdoruesit e rrjetit LinkedIn mund të përdorin butonin në tri shije, një buton vertikal, një buton horizontal dhe atë standard, ndërsa butonet mund t'i gjeni tek LinkedIn Publishers.

Sigurisht se rrjeti LinkedIn ka konkurencë të madhe nga Twitter, StumbleUpon dhe butona të tjerë për ndarje, por suksesi i LinkedIn është se ky rrjet social ka shumë adhurues që e bën me të mirë se rrjetet e tjera sociale si Hi5, Tagged dhe shumë tjera. (albeu.com)
Shtuar më 30/11/2010, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori