LG publikon pamjen e plotë të G4
LG bën publike pamjen zyrtare të G4, i cili është një telkefon që po përflitet prej muajsh në internet. LG G4 pritet që të ketë ekranin me diagonale prej 5.5” në formatin "Quantum" – një teknologji që LG e ka prezantuar në CES 2015, e cila e përkrah cilësinë 4K.

Në anën e pasme të tij, telefoni i LG thuhet se do ta sjell kamerën me 13MP me f/1.8 lens, dual flash, fokusin me laser, dhe stabilizuesin optik të fotografisë, Android 4.4.2 Kit Kat apo Android 5.x Lollipop.

Gjithashtu mësohet se LG G4 do të jetë një telefon i cili do të vijë në 5 ngjyra të ndryshme, duke e përfshirë edhe opsionin Gold. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2015, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori