LG Optimus 2X me çmim më të lirë
Çmimi i celularëve dual-core po bie më shpejt se sa pritej ashtu si versioni i zhbllokuar i LG Optimus 2X, i pari telefon i mençur dual-core, tani mund të blihet për 369,95 stërlina duke përfshirë transportin.

Në fillimin e këtij viti, telefoni rezultonte me vlerën 469.99 stërlina në Play.com, por tani BuyMobilePhones shet Optimus 2X më të lirë në Britani, që është shuma afërsisht që njerëzit paguanin për telefonin e mençur Samsung Galaxy S në Expansys.

Telefoni ishte i pari celular dual-core që u shfaq, dhe ishte partner në hedhjen e Nvidia Tegra 2 në CES.

Ai vjen me bazë të dyfishtë Nvidia SoC me 1GHz, 512MB RAM, 8GB memorie bordi , me një kamera 8 megapixel, një ekran me prekje VVVGA 4-inç që përdor teknologinë e lartë NOVA nga vetë LG-ja, Android OS 2.2, Wi-Fi, HDMI dhe më shumë.

Fakti se vjen me më pak memorie në bord shpjegon pse është më i lirë se pjesa tjetër e konkurrencës. Optimus 2X nuk ka ardhur ende me sistemin operativ Android 2.3 Gingerbread i cili pritet të instalohet në platformë brenda këtij viti.
/albeu.com/
Shtuar më 15/05/2011, ora 14:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori