Aksident i rëndë në Elbasan, makina kthehet përmbys (FOTO LAJM)

Dy automjete janë përplasur paraditen e së enjtes në Pajovë të Elbasanit.

Për pasojë mësohet se të lënduar kanë mbetur dy persona të cilët janë nën kujdesin e mjekëve.

Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes mund të shihet se një nga automjetet e përfshira në aksident është kthyer përmbys ndërsa të pranishëm janë edhe një numër i madh qytetarësh.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 2.12.2021 12:02