LG G4 me ekran më të fortë se rivalët (VIDEO)
Në një video të postuar LG, publikon karakteristikat e telefonit duke e vënë fokusin kryesor tek ekranin QHD. Sipas kompanisë ekrani 5.5-inç LCD do të jetë 25 për qind më i ndritshëm sesa gjenerata e tanishme LG G3.

Ekrani ka një rezolucion 1,440x2,560 dhe 538 pixels për inç, dhe mendohet se ka 20 për qind më shumë ngjyrë sesa paraardhësi i tij.
Sa për krahasim, ekrani 5.5-inç i iPhone 6 Plus ka vetëm 100 për qind spektër të ngjyrave. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 11:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori