Lenova sjell paisjen më të re Yoga Book, një paisje shumë fuksionale
Pajisja e re e Lenovo e quajtur Yoga Book mund të përdoret si tabletë, laptop, platformë vizatimi apo si fletore shënimesh.

Yoga Book kur është e mbullur duket si një fletore e madhe shënimesh, por sapo ta hapni kthehet në një kompjuter apo tabletë ku veçoria më e madhë është se tani do të përdorni fletë të vërteta për të vizatuar dhe ajo çfarë ju vizatoni digjitalizohet menjëherë duke u shfaqur në ekranin e kompjuterit.

Për ta digjitalizuar vizatimin tuaj duhet që fletën ta mbani mbi tastierën me prekje që Yoga Book përmban. Kur nuk përdoret për të vizatuar, ajo kthehet në një tastierë normale kompjuteri me prekje. Lenovo ka vendosur të bëjë një version Android dhe Ëindoës për Youga Book.

Ajo punon me një procesor Intel Atom x5-Z8550, me RAM 4GB dhe memorie 64GB që mund të shtohet deri në 128GB. Kamera e parme është 8 megapiksel ndërsa ajo pas 2 megapiksel.

Bateria 8,500mAh mund ta mbajë në punë deri në 15 orë për Android dhe 13 orë për Windows./albeu.com/

Burimi Krokodili


Shtuar më 01/09/2016, ora 13:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori