LaVie Z HZ550 laptopi më i lehtë në botë
Lenovo prezanton modelin më të ri, laptopin LaVie Z HZ550, që është 13 inç dhe peshon vetëm 1.72 pound duke u cilësuar dhe si laptopi më i lehtë në botë.

LaVie Z H550 përdor procesorin e gjeneratës së pestë së Intel, 4GB RAM dhe 128GB drajv. Ai do të jetë i disponueshëm në një rezolucion 1080p, karakteristikë kjo që MacBook Air nuk e ka. Lenovo ja doli të sillte një laptop kaq të lehtë falë përdorimit të një materiali të veçantë të quajtur litium magnezi i cili është 50 herë më i lehtë se alumini dhe po aq i fortë sa magnezi që është përdorur deri më sot në ndërtimin e laptopëve.

Laptopi Lenovo LaVie Z HZ550 do të lançohet në muajin maj në SHBA, kundrejt vlerës prej 1.299 $. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori