Laptopi V 17 Nitro modeli më i ri i Acer
Kompania Acer do të prezantojë versionin e laptopit V 17 Nitro, i cili përmban një kamerë Intel Real Sense 3D. Përdoruesit kanë mundësi që përmes sensorëve të fuqishëm që ai përmban të kontrollojnë lojërat dhe aplikacionet e reja të laptopit me lëvizjet e duarve.

Laptopi ka një procesor quad core 2.5GHz core i7, grafika GeForce GTX 860M dhe një hapësirë 1TB. Acer ka lajmëruar se laptopi do të hidhet në treg brenda këtij muaji.

Ky nuk është produkti i vetëm që kjo kompani do të prezantojë në CES 2015, pasi këtu do të debutojë për herë të parë dhe Ultrabook Aspire R 13 dhe Aspire S7 që do të jenë të pajisur me gjeneratën e pestë të procesorëve Intel Core.

Këto do të jenë dy modele që mund të dalin në treg gjatë muajit janar. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori