Laptopi i ri i Dell super i shpejtë "2 në 1" për lojëra (FOTO LAJM)

Dell së fundmi ka sjellë në treg të kompjuterave laptopin e saj më të ri 2 në 1 për lojëra. Dell kohën e fundit është fokusuar në laptopët-tabletët 2 në 1, të cilët mund të përdoren edhe si laptop super të shpejtë që përdoren edhe për lojëra, e edhe si tablet pasi mund të lakohet në mes, dhe të përdoret nga ana e ekranit me prekje.

Trupi i laptopit është i bërë nga plastika, ka dy opsione të ekranit, 13 inch dhe 15 inch, që të dy full HD me prekje, ndërsa përkrah deri në 16 GB RAM DDR4 dhe portin për USB 3.0. Çmimi i tij nis nga 529 dollarë, dhe do të fillojë të shitet në ueb faqen e tyre zyrtare Dell.com. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori