Përdorni
Signal’- ishte një postim në Twitter i bërë nga shefi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk. Postimi i Mask në datën 7 janar shkaktoi shumë reagime. Pas tij të njëjtin mesazh e shpërndau edhe Edward Snowden.
Kur u pyet pse e rekomandoi atë
aplikacion, ish- punonjësi i Agjensisë Amerikane të Sigurisë u përgjigj duke thënë: “Unë e përdor atë çdo ditë dhe nuk kam vdekur akoma.
Po çfarë është
Signal?
Për ata që nuk i ndjekin ose nuk kanë parë postimet e Musk dhe Snowden,
Signal është një
aplikacion i mesazheve të koduara. Kjo do të thotë që aplikacioni përdor një protokoll që siguron se askush përfshirë edhe vetë
Signal nuk mund të ketë qasje në përmbajtjen e mesazheve.
Që prej publikimit ai mban vednin e parë në App
Store të Apple ashtu edhe në Google Play
Store.
Signal mund të shikohet si rival i
Whatsapp.
WhatsApp që është në pronësi të të Facebook ka afërsisht 2 miliard përdorues aktivë mujorë në të gjithë botën, ndërsa
Signal ka rreth 14 milion. Është e vështirë t’i quash këto aplikacione me të vërtetë konkurrentë, pasi një
aplikacion mesazhesh është po aq i fortë sa rrjeti i tij. Por ndërsa rrjeti i WhatsApp është nën kërcënim,
Signal’s vazhdon të rritet.
Shtuar më 13/01/2021,
ora 08:17