Lëshimi në Gmail u hap dyert spamerëve
Albeu.com
Gmail ka një lëshim serioz të sigurisë i cili u mundëson spamerëve të kalojnë kufizimet e sigurisë dhe të dërgojnë mijëra porosi e-maili në adresa të ndryshme.Lëshimin e ka zbuluar INSERT (Information Security Research Team), një grup ekspertësh nga universiteti për marrëdhënie me publikun në Mayaguez dhe universiteti shtetëror Cear në Brazil.

Sipas raportit të tyre, lëshimi gjendet në mënyrën sesi Gmail përcjellë (anglisht - forward) porositë, dhe u mundëson spamerëve të kalojnë kufizimin prej 500 adresave sa janë të mundshme që përnjëherë të dërgohen nga Gmail. Google ende nuk ka komentuar të gjeturat e tyre.

Lëshimet e këtilla janë një problem i madh kur merret parasysh se Gmail është një nga shërbimet më të popullarizuara për dërgimin dhe pranimin e postës elektronikë në botë dhe si të tillë është vështirë është ta futësh në listën e zezë (anglisht - blacklist) dhe në këtë mënyrë të ndalojnë spamerët të dërgojnë porosi të padëshirueshme.
Shtuar më 12/05/2008, ora 19:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori