Të gjithë flasin për Lewan, por harrojnë që Barça ka Dembele. Veprimi i francezit mahnit tifozët (VIDEO)

Barcelona fitoi bindshëm dhe thjeshtë mbrëmjen e djeshme me rezultatin 5-1 ndaj Plzen në Champions League.

Robert Lewandowski ka shënuar tre gola në këtë ndeshje duke u shpallur lojtari më i mirë dhe të gjitha mediat po flisnin për performancën e tij.

Por tifozët e Barcelonës, kanë hedhur topin nga Dembele, duke theksuar në rrjetet sociale se sulmuesi anësor francez është i mrekullueshëm.

Te njëri nga golat e shënuar nga polaku, Dembele futet i vetëm brenda zonës duke dribluar mjeshtërisht dhe më pas e humbet topin, por ai nuk u dorëzua dhe me shpejtësi shkoi te kundërshtari dhe i mori topin në mënyrë të furishme, dhe më pas ka shërbyer një top të bukur për Lewandowski i cili shënoi pa problem./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.09.2022 12:22