Kuzhina e 2050-s (VIDEO)
Albeu.com
Tasat dhe tiganët diçka e së shkuarës për kuzhinat e së ardhmes. Një kuzhinë që nuk ka nevojë për tasa dhe tiganë është e ardhmja e gatimit urban, sipas ekspertëve të skicimit. Stufa tradicionale do të zëvendësohet nga një pajisje stil-fantastiko-shkencor, e cila ka një sipërfaqe të butë në formën e dërrasës së sërfit – që i lejon kuzhinierit të formojë zonën e tij të gatimit në formë tigani thjesht duke shtypur në pjesën e sipërme të saj me dorën e tyre.
Zona e izoluar e gatimit atëherë do të nxehet për të gatuar përbërësit.
Electrolux, i cili doli me konceptin e përmbushjes së kërkesave të “hapësirës, energjisë dhe mjedisit” për rritjen e numrit të njerëzve që jetojnë në qytete, pret që ajo të përdoret nëpër shtëpi në një kohë 40 vjeçare.
Pajisja stil-fanstastiko-shkencor, e quajtur Zemra e Shtëpisë (Heart of Home), gjithashtu pretendohet të ofrojë sugjerime recetash gatimi.
Një zëdhënës tha: “Dikush vendos përbërësit në sipërfaqe. Aplikimi më pas analizon përbërësit e gatimit dhe prezanton një listë të përshtatshme recetash. Pas përzgjedhjes së recetës, përdoruesi shënon një zonë me dorën e tij për të përcaktuar se sa e madhe do të jetë zona e gatimit. Më pas thellësia e dëshiruar e sipërfaqes formohet thjesht duke shtypur dorën kundrejt materialit të petëzueshëm. Pas përftimit të gjerësisë dhe thellësisë së kërkuar thjesht ngelet të përcaktoni temperaturën dhe kohën me një prekje lehtas të gishtit.”

Shtuar më 18/02/2010, ora 04:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori