Kush eshte pronari i vertete i Facebook-ut?
Albeu.com
"Kam rënë dakord me Mark Zuckerbergun për të bërë faqen që sot njihet si Facebook, për 1000 $ dhe 50% të aksioneve". Kështu shprehet Paul Ceglia, personi që ka paditur Zuckerbergun dhe kërkon nga gjykata kalimin në pronësi të tij të 84% të aksioneve të Facebook.Personi deri më tani i panjohur për publikun e gjërë, Paul Ceglia, ka paditur Mark Zuckerbergun për mashtrim duke pretenduar se Facebook është një faqe që ai e ka bërë kundrejt disa kushteve, dhe se më vonë Zuckerbergu e ka mashturar atë, duke ia marrur atij.

Sipas Ceglias, në vitin 2003, ai nënshkruan me Zuckebergun një kontratë për krijimin e një faqeje rrjeti social. Sipas kontratës, për të bërë këtë faqe, Ceglia do të merrte nga Zuckerberg 1000$ në fillim të punës ndërsa në përfundim të saj edhe 50% të aksioneve të faqes. Gjithashtu, ishte vënë edhe një klauzolë sipas së cilës, nëse ndonjëra palë do të vonohej nga data e parashikuar, për çdo ditë vonesë, 1% e aksioneve do t'i kalonte palës tjetër.

Sipas Ceglias, Zuckerbergu regjistroi domainin me 4 shkurt 2004, pra me 34 ditë vonesë, kështuqë 84% e aksioneve te thefacebook.com i takojnë atij.

Siç dihet, thefacebook.com është versioni fillestar i Facebook-ut to sotëm.

Se sa të vërteta janë pretendimet e Ceglias, akoma nuk dihet por një gjë është e vërtetë, kompania e Zuckerberg-ut do të detyrohet të merret me seriozitet me këtë çështje, pasi çështja tashmë i kaluar gjykatës dhe gjykatësi përgjegjës Thomas Brown, për qëllime sigurie ka ndaluar deri në përfundimin e çështjes transferimin e çdo lloji fondi nga kompania Facebook në një drejtim tjetër.

Zëdhënësi i Facebook, Barry Schnitt ka deklaruar se Facebook do t'i shkoj deri në fund kësaj çështje, duke hedhur poshtë pretendimet e Paul Caglias, dhe duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Facebook aktualisht ka rreth 500 milion antarë ndërsa vlera e kompanisë mendohet të jetë rreth 6,5 miliardë $. Mark Zuckerberg posedon 84%të aksioneve dhe sipas revistës Fortune pasuria e tij arrin në rreth 4 miliardë $. (albeu.com)
Shtuar më 15/07/2010, ora 01:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori