Kodak nxjerr aparatin fotografik me "memorie njohese" te inkorporuar
Albeu.com
Aparati fotografik i ri digjital Slice i Kodak ka si veçori një funksion kërkimi që njeh fytyrat e njerëzve kështu që nuk do të harroni kurrë se kur e keni takuar dikë. Slice gjithashtu mund t’i vendosë në rregull fotot sipas vendit ku janë marrë, datën ...... e shkrepjes, rasti që u është shënuar, dhe njerëzit që ishin atje në atë kohë.

Kodak tha se mundësia e aparatit për të njohur fytyrat e miqve do të thotë se ato çaste “që ju nuk mund t’u vini një shënim sipër” gjenden lehtë si të ishin të pamundura për t’u harruar.”

“Ne e dimë që konsumatorët duan mundësinë për të ndarë kujtimet e jetës në një moment të caktuar”, tha John Blake, një menaxher i përgjithshëm i Kodak. “Fuqia e ndarjes dhe rijetimit të momenteve të jetës çuan në zhvillimin e Slice. Ai mundëson leje hyrjeje të menjëhershme te të gjitha momentet tuaja Kodak, dhe është mu në gishtat tuaj.”

Aparati fotografik mund të njohë deri në pesë fytyra në një fotografi të vetme, dhe përdoruesit mund të “etiketojnë” deri në 20 njerëz në mënyrë që Slice të njohë automatikisht miqtë dhe familjen.

Slice 14-megapikselë mund të ruajë deri në 5.000 foto në memorien e tij të brendshme 2GB, dhe mund të xhirojë gjithashtu video me cilësi HD. Përdoruesit mund të ngarkojnë fotot e tyre në ueb apo t’i ndajnë ato me të tjerët në faqe si Facebook, Flickr apo YouTube duke përdorur veçorinë ngarkuese të inkorporuar të Slice , e cila kryen funksionin e marrjes së fotove “në linjë”.

Aparati fotografik del në shitje në Prill, dhe pritet të kushtojë rreth 300 £.
Shtuar më 08/01/2010, ora 05:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori