Kina prezanton trenin me shpejtësi 620 km/orë
Kina ka zbuluar prototipin e një tren të ri që është i aftë të arrijë shpejtësi prej 620 kilometrash në orë. Treni funksionon me fuqi superpërcjellëse me temperaturë të lartë (HTS) që e bën atë të duket sikur treni noton përgjatë shinave të magnetizuara. Prototipi i hijshëm 21 metra i gjatë u zbulua për mediat në qytetin Chengdu, Provinca Sichuan, më 13 janar.

Profesori He Chuan, që udhëhoqi punimet për trenin e ri, tha se mund të jetë funksional brenda 3-10 viteve. Kina është shtëpia e rrjetit më të madh hekurudhor me shpejtësi të lartë në botë, i cili shtrihet mbi 37.000 kilometra.

Treni i parë i shpejtë në vend me një shpejtësi 431 km/orë filloi të funksionojë në 2003. Në fillim të këtij muaji, vendi debutoi me një tren plumb të krijuar posaçërisht për t’i bërë ballë temperaturave të ftohta. CR400AF-G mund të udhëtojë deri në 350 km/orë në mot të ftohtë deri në -40 gradë Celsius./burimi: 9News/ pershtati:K.H/Syri.net/

Shtuar më 20/01/2021, ora 16:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori