Kë nuk duhet regjistruar në Facebook?
900 milionë shfrytëzues të rrjetit social Facebook, lidhen me miqtë, familjarët, miqtë e punës dhe me të afërmit. Në listë të miqve gjenden edhe disa tipa të njerëzve për të cilët dëshironi që të mos ishit shoqëruar kurrë në Facebook.

Lidhja me personat e tillë në Facebook mundet, për shembull, të rrezikojë të dhënat tuaja personale.

“The Huffington Post” sjell katër kategori të shfrytëzuesve të Facebook, të cilët për hir të sigurisë dhe “qetësisë” në Newsfeed duhet të shmangen:

1. Të panjohurit Shumica e njerëzve në Facebook nuk kanë problem të shtojnë njerëz që nuk i njohin aspak. Sipas hulumtimeve të fundit çdo i pesti shfrytëzues me qejf do të

shtojë ndonjë person krejt të panjohur për mik. Nëse me të vërtetë dëshironi të jeni në ndërveprim me njerëzit që nuk i njihni mendoni për opsionin 'subscribe', ashtu që të tjerëve u lejoni përcjelljen e deklaratave apo statuseve tuaja pa i shtuar si miq.

2. Njerëzit që pëlqejnë të shtojnë çdokënd

Nëse e dini që ndonjë person pëlqen ta shtojë çdokënd për mik kini parasysh që nëse parametrat e sigurisë (s)janë të konfiguruar në mënyrë adekuate, të dhënat tuaja janë në dispozicion për një numër të madh të njerëzve të panjohur. Prandaj, nëse në listën e

tuaj keni miq të tillë, duhet t’ua pamundësoni shikueshmërinë e të dhënave tuaja “miqve të miqve tuaj” në parametrat e sigurisë.

3. Ish të dashurën/dashurin e të dashurit/dashurës suaj

Miqësia me ish të dashurit e gjysmës suaj tjetër atyre mund t’u zbulojë ndonjë koment ose fotografi, të cilat nuk do të kishit dashur t’i shohin. Po ashtu, miqësia me personat e tillë mund të jetë e papërshtatshme edhe për shkak të informatave që ju nuk

dëshironi t’i shihni. Përveç se nëse ish-at kanë mbetur në marrëdhënie shoqërore me partnerët tuaj dhe ju keni forcën e vullnetin të mos i spiunoni në Facebook.

4. Shefi juaj

Nëse ndodh që në Facebook të vendosni ndonjë gabim tuajin nga

puna, lehtë mund të pushoheni nga puna. Sigurisht, të gjithë gabojnë.Mund të arrini në situatë të papërshtatshme, qoftë me status ose fotografi të papërshtatshme.

Më mirë qëndroni “në të sigurt” se sa të pendoheni më vonë.

5. Njerëzit që pëlqejnë të reklamojnë gjithçka

Disa njerëz e stërmbushin Newsfeedin me mesazhet e kompanisë që ju nuk i përcillni aspak. Nëse dëshironi ta parandaloni këtë gjë, shmangi njerëzit që punojnë në PR, muzikantët që postojnë shumë video ose njerëzit që shkruajnë statuse si ‘kam ngrënë corn-flakes për kafjall.
Shtuar më 07/06/2012, ora 11:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori