Aksidenti tragjik që i mori jetën familjes Gushi, del ekspertiza: Audi ishte me 160 km në orë

Është zbardhur ekspertiza e aksidentit tragjik në Vlorën ku si pasojë gjetën vdekjen 4 anëtarët e familjes Gushi.

Bëhet me dije, se i Igli Madani ka qenë duke drejtuar mjetin tip Audi A8 me shpejtësi 160 km/orë, 50 km më shumë se sa shpejtësia e lejuar, pasi në atë aks, maksimumi i shpejtësisë është 110 km/orë.

Viktimat e aksidentit janë dy prindërit, Eduart dhe Silvana Gushi si dhe dy vajzat e tyre, Anastasia dhe Eva Gushi.

Familja që u shua më 25 qershor ishin nga Patosi dhe po shkonin me pushime në Vlorë. Ata sapo ishin kthyer ng Greqia.

Kujtojmë se drejtuesi i mjetit tip “Audi” që shkaktoi aksidentin, Igli Madani, është arrestuar. Ai së bashku me dy shokët që ndodheshin në makinë, Faboi Lamaj dhe Glori Selimi, kanë mbetur të lënuar nga aksidenti.


Shtuar 4.07.2021 10:29