Apple sapo ka hedhur në treg iPhone X dhe tashmë ka plane të reja për pasardhësin e tij, të cilat pritet të realizohen.
Ekspertët thonë se janë tre
Iphone të rinj që pritet të hidhen në treg- duke përfshirë telefonin më të madh të
Apple me një
ekran gjigant 6.5 inç, përcjell albeu.com
Mësohet se përgatitjet për iPhone XL do të fillojnë në gjysmën e dytë të këtij viti.
Ky
model i ri do të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme nga modelet OLED, me një
ekran me rezolucion më të ulët për të arritur një çmim prej $ 650 deri 750 $, tha Kuo.
Apple do të zvogëlojë në masë të madhe bezels në këtë
model LCD, në sajë të eliminimit të Touch ID.
Aktualisht, iPhone 8 krenohet me një
ekran 4.7 inç, iPhone 8 Plus është 5.5 inç dhe OLED iPhone X ka një
ekran 5.8 inç.
Në një raport të mëparshëm, parashikohet se
Apple do të bëjë ndryshime në kornizën metalike të çelik inox për të përmirësuar cilësinë e transmetimit të të dhënave. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2018,
ora 16:22