Japonia me robot kundër blerësve që nuk mbajnë maska anti-COVID
Japonia ka filluar provat për një robot që do t’ju kujtojë të vendosni një maskë dhe të ruani distancën shoqërore me edukatë, në kohën kur vendi aziatik po përballet me një valë të tretë të koronavirusit.

Robovie është zhvilluar nga Instituti i Kërkimit të Avancuar të Telekomunikacionit Ndërkombëtar (ATR) me qëllim të zbatimit të udhëzimeve të rrepta.

Në fazën fillestare, testet për Robovie filluan në dyqanin e mallrave të klubit të futbollit Cerezo Osaka javën e kaluar dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit.

Qëllimi është të zvogëlohet kontakti midis blerësve dhe stafit. Në atë mënyrë, besojnë zhvilluesit, klientët nuk do të turpërohen nëse u kërkohet të mbulojnë fytyrat e tyre nga një robot.

Robovie vjen me kamera dhe sensorë për të parë lëvizjet e blerësve dhe stafit në dyqan dhe përdor laser për të kontrolluar distancën midis dy personave.

Nëse e gjen distancën më të shkurtër se gjashtë metra, ai shkon te konsumatori dhe kërkon të ruajë distancën shoqërore. Ngarkuar me paraqitjen e dyqanit dhe sensorët LiDAR, Robovie nuk ka nevojë për udhëzim dhe mund të lëvizë lirshëm nëpër dyqan.

Që nga fillimi i nëntorit, Japonia ka parë një rritje të numrit të infeksioneve të përditshme me koronavirus. Më 15 nëntor, vendi raportoi 1,694 raste të reja pozitive, duke e çuar totalin në më shumë se 119.000 dhe me mbi 1.800 të vdekur.
Shtuar më 17/11/2020, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori