Ja si duket BlackBerry Venice (FOTO LAJM)

BlackBerry duket se ka gati telefonin më të ri që bazohet në Android. Përmes imazheve ne jemi në gjendje që të shikojmë se si duket BlackBerry në Android me tastierën fizike që rrëshqet nga pjesa e poshtme e gjendur nën ekranin e telefonit.

BlackBerry Venice do të mbështetet në versionin origjinal të Android, pa asnjë ndërfaqe të personalizuar nga kompania. Nga imazhet e para ne kuptojmë se telefoni vjen me ekranin paksa të lakuar, dhe dëgjueset që e përshkojnë atë.

Ndërkohë në lidhje me specifikat e tjera ende nuk ka një informacion të detajuar. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2015, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori