Ja si duket BlackBerry Oslo (FOTO LAJM)

BlackBerry publikon pamjet e modelit Oslo, i cili ka një dizajn të ngjashëm me atë të BlackBerry Passport.

BlackBerry Oslo është një pajisje që do të vijë me procesorin prej 2.2 GHz Qualcomm Snapdragon dhe 3GB RAM, 32GB memorie të brendshme dhe një port për microSD për zgjerim.

Ndër specifikat e tjera të telefonit janë ekrani me diagonalen prej 4.5 inç me rezolucionin prej 1440">1440 x 1440">1440 pikselëve, bateria me 3540 mAh dhe kamera kryesore me 13MP.

Ndërkohë akoma nuk dihet asnjë informacion në lidhje me çmimin që do të ketë ky model. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2015, ora 12:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori