9 pacientë në terapi intensive, si lëvizi sot harta

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit edhe tre persona të tjerë. Kështu, në total numri i viktimave shkon në 107.

Betejën me Covdi-19 e ka humbur një 52-vjeçar nga Tirana, një 57-vjeçar nga Kukësi dhe një 59-vjeçar nga Korça. Të tre këta pacientë njoftohet se kanë qenë deri më tani në terapi intensive, të intubuar.

MSH vijon të njoftojë se situata paraqitet serioze në spitalin Infektiv ndërsa numri i të shtruarve në të dy spitalet-Covid është 106.

Nga këta, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.


Shtuar 17.07.2020 08:49