Rama dhe Erdogan ne Laç, Meta zhvillon homazhe te Skënderbeu në Lezhë (VIDEO)

Ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në Laç së bashku me presidentin e Turqisë Rexhep Erdogan, presidenti i vendit Ilir Meta ka shkuar në Lezhë për të nderuar figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, në 554 vjetorin e tij të vdekjes.

“Sot është dita e kalimit në përjetësi e kryeheroit tonë kombëtar, Skënderbeut, të cilin me shumë të drejtë Fan Noli do të konsideronte si shqiptari më i gjallë. Jo vetëm sepse është hero kombëtar, por njëkohësisht është dhe personalitet i jashtëzakonshëm i cili përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin euriopian të kombit tonë. Është një figurë kaq e madhe që edhe shekuj më pas shërbeu si frymëzimi kryesor i rilindjes tonë kombëtare, për të ngritur popullin tonë kombëtar në luftën për liri, shtetformin dhe pavarësi”, tha Meta. /albeu.com


Shtuar 17.01.2022 13:11