Ja pse përdoruesit e iPhone duhet t'i tremben Siri-t
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Përdoruesit e iPhone nuk e dinin këtë por thika pas shpine ju vjen pikërisht nga celulari juaj.

Sipas disa raportimeve të fundit Siri, aplikacioni i iPhone i cili mund të përdoret edhe nëse telefoni është i koduar rezulton se mund të hakohet.

Gjithashtu sipas këtyre raportimeve ai tregon nëse dikush tradhëton ose jo pa nevojën e fjalëkalimit. Gjithçka filloi me një vajzë e cila gjeti një iPhone rastësisht.

Në vend që të përpiqej të gjente kodin korrekt, ajo iu drejtua Siri-t, i cili mesa duket nuk qenka edhe aq besnik sa kujtonim.
Ajo e pyeti “Si e kam emrin?” dhe kaq mjaftoi që Siri të nxirrte gjithë informacionet personale të pronarit të iPhone.

Më pas e pyeti se kë telefonon më shumë, duke marrë gjithë telefonatat e fundit dhe ato më të shpeshtat.

Nëse doni të zbuloni diçka për pronarin e një iPhone, mjafton të pyesni Sirin pasi ju tregon gjithçka, nga emri dhe adresa e pronarit, deri te notifications dhe thirrjet e fundit. /Albeu.com/
Shtuar më 08/03/2017, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori