Ja kur del në treg Galaxy Note 7
Sipas informacioneve më të fundit të publikuara në faqen @evleaks, mësohen disa nga detajet me të cilat do të dalë në treg Galaxy Note 7.

Sipas @evleaks, Samsung Galaxy Note 7 do të vijë me ekranin prej 5.8” dhe rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve. Kamera kryesore do të ketë 12MP ndërkaq kamera e selfive do të ketë 5MP. Hapësira e brendshme do të ketë 64 GB ndërkohë që bateria do të jetë e furnizuar me kapacitet prej 4,000 mAh.

Thashethemet e mëhershme kanë sugjeruar se procesori në Galaxy Note 7 do të jetë Exynos 8 kurse sistemi operues në pajisje do të jetë Android 6.0. Galaxy Note 7 pritet të lançohet në gusht të këtij viti. /albeu.com/

Shtuar më 29/06/2016, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori