Ja cilët janë personat nuk duhet t'i keni në "Facebook"
Studime të shumta tregojnë se është e rëndësishme që ju ta zgjidhni shoqërinë, nëse bëhet fjalë për qetësinë dhe lumturinë tuaj. Rrjetet sociale kanë një ndikim të theksuar dhe kjo për faktin se ato "buçasin" me statuse duke treguar gjendjen emocionale të miqve tanë, prandaj është e rëndësishme të dimë se cilët duhet t’i kemi "friend" dhe cilët jo.

Disa nga tipat e personave që nuk duhet të kemi pjesë të këtyre njerëzve janë;

Politikëbërësit
Është si të kesh një xhaxha të dehur duke folur, jo përballë por në telefonin tënd. Miqtë tuaj kanë të drejtë të ndajnë mendimet e tyre politike, por në qoftë se ju nuk doni të dëgjoni mendimet e dikujt mbi këtë çështje apo një tjetër, nuk keni pse e mbani më si mikun tuaj virtual.

Të pafajshmin
Të gjithë kanë ditët e tyre më të këqija, por ekziston një ndryshim i madh mes postimit dhe ndarjes së emocionit. Stresi është një emocion ngjitës. Sa më shumë që i largoni energjitë negative nga jeta juaj, aq më të lumtur jeni.

Ish-in tuaj
Mos e humbisni energjinë tuaj të çmuar mes urrejtjes. Mund të jetë një hap i vështirë në fillim, por duke e eliminuar nga rrethi juaj shoqëror, mund të jetë hapi më i duhur për mirëqenien tuaj mendore.

Personi me "jetën më të mirë"
Është koha për t’i thënë stop krahasimit të jetës suaj më atë të të tjerëve. Nëse ju ndiheni keq për gjërat që nuk i keni në jetë, atëherëë më mirë t’i jepni fund shoqërisë suaj me të tillë njerëz. Asgjë nuk është e paarritshme në jetë.

Ai që kërkon vëmendje
Keni miq që bëjnë status të tipit: "Sot ishte dita më e keqe e jetës sime". Ata kërkojnë pikërisht një koment ose t’i pyesësh se çfarë kanë, vetëm e vetëm sepse kërkojnë të dinë nëse janë vetëm dhe askush nuk interesohet për ta. Ju e dini se ata realisht janë vetëm.

Mburravecët
Keni një shok që është gjatë gjithë kohës me pushime dhe realisht i shijon ato? Apo një tjetër i cili tregon se ka djegur 865 kalori në palestër? Vërtetë ju intereson kjo?!

Çdo njeri i cili ju bën të mendoni se jeni vërtet shumë poshtë. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2016, ora 12:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori