Ja çfarë simbolizon logo e Google sot
Ditën e sotme kemi vënë re se "Google", është paraqitur me një pamje ndryshe. pamja e saj është ndryshuar në nder të Karl Landsteiner, zbuluesit të grupeve të gjakut, i cili ka lindur më 14 qershor 1868 në Vjenë.

Në vitin 1901 ai zbuloi se ka lloje të ndryshme gjaku, A, B, AB dhe 0 dhe se njerëzit me grup të njëjtë gjaku mund të kryejë transfuzion. Transfuzioni i parë i suksesshëm i gjakut u bë në vitin 1907, si rezultat i punës së tij.

Në vitin 1930 ai mori çmimin “Nobel” për zbulimin e bërë si dhe për arritjet në fusha të tjera. Ai ka punuar për më shumë se një dekadë duke studiuar imunitetin dhe antitrupat, në bashkëpunim me mjekun Erëin Popper. Bashkë me të, Landsteiner ka meritë edhe me hedhjen e bazave te zbulimit të virusit të poliomielitit. /albeu.com/



Shtuar më 14/06/2016, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori