IT menaxherët për WincXP SP2
Pëlqej
Albeu.com
Ditëve të fundit është folur shumë për upgrade-in e ri për WinXP të Microsoft, por çka thonë për këtë IT menaxherët?Për fillim, dy të tretat e të anketuarve nuk kanë ide se çka të presin, ndërsa të 3% e tyre thonë se edhe vetëm mendimi për këtë ua ngrit shtypjen.Anketën e ka kryes firma hulumtuese InsghitExpress për kombaninë SupporSoft, ndërsa janë anketuar gjithësejt 117 IT menasherë në kompanitë më shumë se 500 të punësuar.Ditëve të fundit është folur shumë për upgrade-in e ri për WinXP të Microsoft, por çka thonë për këtë IT menaxherët?
Për fillim, dy të tretat e të anketuarve nuk kanë ide se çka të presin, ndërsa të 3% e tyre thonë se edhe vetëm mendimi për këtë ua ngrit shtypjen.
Anketën e ka kryes firma hulumtuese InsghitExpress për kombaninë SupporSoft, ndërsa janë anketuar gjithësejt 117 IT menasherë në kompanitë më shumë se 500 të punësuar. Kjo anketë tregoi se 2 të 3-at e IT menaxherëve nuk ka ide se çfarë të presin pas instalimit të Windows XP SP2.
Pjesa tjetër e të anketuarve presin që SP2 dramatikisht do të rrisë numrin e thirrjeve për përkrahje teknike nga ana e shfrytëzuesve të fundit.
Rreth 63% e IT menaxherëve të anketuar besojnë se SP2 do të jetë upgrade-i më I vështirë për Windows deri më tani, për instalim dhe përshtatje, derisa 3% e të anketuarve deklaroi se “ vetëm edhe të menduari për këtë ua ngrit shtypjen” .
Analisti Steve Kkleynhans tërheq vërejtjen se si i tërë IT personeli duhet të jetë I vetëdijshëm për ndryshime që bart me vete SP2 dhe të jetë i aftë që të ballafaqohet me numrin e shtuar të thirrjeve të shfyrtezuesve.
Mirëpo, ky analist poashtu shtoi se “edhe përkundër problemeve fillestare me rastin e implementimit të SP2, besojmë se organizatat do të duhej që sa më parë ta aplikojnë këtë “patch” në sistemet e tyre WinXP.
Të theksojmë me këtë rast se që nga 25 gushti edhe SP2 për WinXP Pro është në disponim përmes AutoUpdate, pasi që HOME ishte në disponim me herët.
Microsofti ka publikuar edhe dy vegla të cilat mundësojnë heqjen e SP2 nga AutoUpdate, për korporata të mëdha ku instalimi i përnjëhershëm i SP2 përmes AutoUpdate ne shumë Kompjutorë do të mund të sillet në kaos të vërtetë, kur dimë se edhe vetë Microsofti ditë më parë publikoi listën e programeve që mund të kenë telashe pas instalimit të SP2.
Shtuar më 22/03/2005, ora 21:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori