"Kemi programin antivirus, i cili në mënyrë të suksesshme mund të luftojë kundër
Flame", ka deklaruar Qeveria e
Iranit, transmetojnë mediet.
Flame është programi, i cili mund të vjedhë dokumente, të fotografojë, të aktivizojë mikrofona dhe të incizojë biseda, të regjistrojë çfarë shtypet në tastierë dhe shumëçka tjetër.
Përhapja e këtij virusi ka brengosur shumë ekspertë botërorë për siguri për shkak të softuerit të tij jashtëzakonisht të sofistikuar.
“Është përgatitur mjeti për njohjen dhe pastrimin e këtij ‘malware’ dhe prej tani është në dispozicion të organizatave të
Iranit, të cilave u nevojitet”, është publikuar në faqen e internetit
Maher të Qendrës koordinuese të ekipit për reagim të shpejt në kërcënimet
kompjuterike në Ministrinë iraniane të Telekomunikimit.
Flame është shembull i kodit të shkathët, i cili mund të vjedhë dokumente, të fotografojë, të aktivizojë mikrofona kompjuterikë dhe të incizojë biseda, të regjistrojë çfarë shtypet në tastierë dhe shumëçka tjetër.
Flame u zbulua ditë më parë nga kompanitë antiviruse më të mëdha në botë.
Ekspertët për siguri
kompjuterike të hënën kanë deklaruar që
Flame, i cili ka sulmuar kompjuterët në Iran dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme, mund të jetë vendosur edhe para pesë vitesh për shkak të spiunimit shtetëror.
Gjykuar sipas dëshmive në dispozicion, pohohet në kompaninë ruse, Kaspersky Lab,
Flame ndoshta është shpikur nga shteti i njëjtë i cili ka porositur krimbin
Stuxnet, i cili në vitin 2010 ka sulmuar programin nuklear të
Iranit.
Ekspertët në
Maher thonë që
Flame është shumë më i avancuar se
Stuxnet i cili ka sulmuar kompjuterët të cilët drejtojnë centrifugat e ndjeshme iraniane për pasurimin e uraniumit. Është më i fuqishëm edhe se “kushëriri” i
Stuxnet, Duqu, i cili ka sulmuar në vitin 2011.
“Ekspertët nga
Maher thonë që për vjedhjen e sasisë sa madhe të të dhënave në javët e fundit është përgjegjës
Flame”, ka deklaruar agjencia iraniane Fars.
Maher pohon që
Flame ka qenë i pamundshëm të zbulohej me ndihmën e 43 programeve të ndryshme antivirus të testuara, prandaj pas “shumë muajsh hulumtimi” është dashur të shpikte mbrojtjen e vet.
Shtuar më 04/06/2012,
ora 13:27