Irani pengon Gmail-in
Albeu.com
Google, motori kryesor i kërkimeve në internet, njoftoi se në Iran përdoruesit e gmail-it, postës elektronike të kësaj kompanie, kanë probleme. Google tha se është shënuar një rënie e ndjeshme në përdorimin e adresave gmail në Iran.
E përditshmja amerikane, “Wall Street Journal” raportoi se regjimi iranian synon të bllokojë të gjitha adresat në Gmail. Teherani planifikon hapjen e një adrese të re kombëtare për postën elektronike.
Shtuar më 11/02/2010, ora 15:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori