IPhone i ri XS pritet të thyejë çdo rekord (VIDEO)
Më datën 12 shtator Apple pritet të prezantojë 3 iPhone-t e rinj, ndërkohë që 9to5Mac ka ndarë ekskluzivisht pamjen e parë të dy iPhone-vë të rinj OLED 14,7 cm dhe 16.5 cm që do të quhen: iPhone XS.

IPhone XS pritet të vijë me një opsion të ri të ngjyrës së artë që nuk është ofruar më parë në dizajnin e ri.

Detaje të tjera ende nuk kanë dalë por ajo që dihet me siguri deri më tani është se iPhone XS do të vijë në dy madhësi duke përfshirë një version më të madh dhe një më të vogël dhe secili prej tyre do të jetë në ngjyrë ari për herë të parë

Apple gjithashtu pritet të zbulojë serinë e re të Apple Watch 4 në të njëjtin event. /albeu.com/

Shtuar më 31/08/2018, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori